Berat/ Arrestohet një person, procedohet penalisht pronari i një biznesi. Ja çfarë iu sekuestrua

17/09/2021 11:37

Policia e Beratit ka vënë në pranga një persona dhe ka proceduar penalisht pronarin e një biznesi, pasi gjatë kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.   

“Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 4 pajisje elektronike(kompjutera në gjendje pune), 1 aparat celular dhe një shumë lekësh në lokalin e shtetasit K.Zh, në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit. 

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik u arrestua në flagrancë shtetasi M.A., 56 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi dyshohet se organizonte dhe ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi K.Zh., 57 vjeç,(pronari i lokalit), banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi kishte vënë lokalin e tij, në përdorim të shtetasit M.A”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA