Edhe pse po kalojnë rreth 48 orë, ende nuk ka asnjë shenjë nga minatori i cili ka mbetur i bllokuar në një nga minierat e Bulqizës.
Shembja e galerisë ka bërë që një minator 60 vjeçar të mbetet brenda prej dy ditësh. Nga jashtë po punohet për të larguar gurë dhe për të hapur kalimin me shpresën se mund të gjendet ende në jetë. Për 60 vjeçarin Muharrem Plaku, kërkimi ka vijuar gjatë gjithë natës por pa sukses.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur që në orën 09:00 të ditës së mërkurë kur u shemb masivi i kromit duke bllokuar hyrjen e galerisë. Ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave, po punon për pastrimin e mineralit të kromit për të bërë të mundur nxjerrjen jashtë të minatorit.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e Muharrem Plakut, i cili punon prej tetë vitesh në këtë subjekt minerar.
Top Channel