Von der Leyen vizitë në Shqipëri/ Presidentja e Bashkimit Evropian do vizitojë Tiranën më 28 shtator

16/09/2021 00:12

Pas vizitës se kancelares Angela Merkel, më 28 shtator në Shqipëri do të vijë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Ishte Ambasadori i BE, Luigi Soreca, i cili dha lajmin, pasi Presidentja e KE njoftoi nisjen e një turi në Ballkanin Perëndimor në fund të këtij muaji.

Ajo tha në një deklaratë se Bashkimi Europian po përgatitet për investime të qenësishme në Ballkan, të cilat i përshkroi si investime për të ardhmen e BE-së.

“Investimet në Ballkanin Perëndimor janë investime në të ardhmen e Bashkimit Europian. Për këtë qëllim BE-ja është duke zbatuar plane të veçanta për investime në vendet e rajonit. Këto investime përbëjnë 1/3 e prodhimit të brendshëm bruto të vendeve të rajonit”- tha Ursula von der Leyen.

Von der Leyen përmendi më tej masat që ka ndërmarrë Bashkim Europian që prej fillimit të pandemisë duke përmendur atë që e quajti sukses të bllokut në vaksinim, ndihmën me vaksina për vendet e tjera dhe miratimin e planit për t’iu ndihmuar shteteve anëtare për rimëkëmbje ekonomike.

Pas Shqipërisë, Von der Lejen me 29 shtator do të vizitojë Kosovën dhe do t’i përmbyllë takimet në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA