“Spastroi ata që punuan me mua”/ Si do e largojë Bashën? Berisha: Do mblidhen firmat e 1500 delegatëve dhe…

16/09/2021 19:50

Sali Berisha ka treguar se si do të vijojë aksioni i tij gjatë takimit të zhvilluar sot me demokratët,.

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet mbi mekanizmin që do të përdorë për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Berisha zbuloi se do të mblidhen 1500 firma të delegatëve dhe do të thërritet Kuvendi Kombëtar, të cilit do ti kërkohet që të shprehet për vendimin e Bashës.

“Çfarë synon kjo foltore. Së pari ndërgjegjësimin e çdo demokrati për situatën e krijuar. Së dyti do mblidhen firmat e 1500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Pas mbledhjes së firmave, do thërrasim Kuvendin Kombëtar. Do i kërkojmë Kuvendit që për vendimin që mori të shprehet çdo anëtar. Do ju thosha mos votoni kurrë humbës, me motivin që është më i mirë se ai. Humbësi në fitore nuk të çon. Të mos bëhet më ky gabim”, tha Berisha.

Berisha tha se Lulzim Basha e spastroi Partinë Demokratike nga të gjithë demokratët që kishin punuar me të më herët.

“Jam këtu për të kërkuar ndjesë publike. Demokratët më kanë thënë në sy se nuk e kanë dashur Lulzim Bashën, por se e kanë mbështetur sepse e mbështesja unë. Ju mund t’iu duket çudi, por unë në këto përmasa nuk e njihja. Unë i kisha mbyllur hesapet dhe punoja nga mëngjesi vetëm për interesat e PD dhe shoqërisë. Në 8 vite, nuk janë me gishtat e dorës njerëzit që unë kam promovuar në PD. Ka ndodhur një spastrim i heshtur i atyre që kishin punuar me mua. Unë i shihja si largoheshin. Nuk e kisha idenë që njerëzit mendonin kaq shumë se unë isha mbështetja e tij pa kushte. Këtë ma ka thënë çdo njeri që unë takoja”, tha Sali Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA