Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim komenton në një intervistë për Zërin e Amerikës, zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, pas vendimit të kryetarit demokrat Lulzim Basha për të lënë jashtë grupit palamentar ish-drejtuesin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Zonja Kim flet gjithashtu dhe për pritshmëritë ndaj qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama në mandatin e tij të tretë, Reformën në Drejtësi apo dhe rolin e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe korrupsionit
Ambasadorja ka folur në lidhje me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku thekson se ata që thonë që janë të habitur nga ky përcaktim, nuk po tregohen të sinqertë.
“Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve dhe në të gjitha rastet, dhe nuk flas vetëm për Shqipërinë, por flas për të gjithë botën, në momentin kur dikush përcaktohet nga sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dhe mendoj se ata që thonë që janë të habitur, nuk po tregohen shumë të sinqertë”, thotë Kim.
Top Channel