“Shëndetësia falas rezultoi mashtrimi dhe dështimi më i madh”, Vokshi sulmon Ramën dhe Manastirliun për shëndetësinë

16/09/2021 23:35

Vazhdojnë debatet në Kuvend për programin e qeverisjes që shpalosi kryeministri Edi Rama. Deputetët e PD e kundërshtuan të gjithë këtë program. Deputetja Albana Vokshi u ndal te shëndetësia ku hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu.

“Shëndetësia falas” rezultoi mashtrimi dhe dështimi më i madh i Edi Ramës që do e përndjekë atë gjithë jetën për dëmin dhe koston e madhe humane që ka shkaktuar e që u dëshmua më qartë së kurrë gjatë pandemisë. E meqë jemi tek pandemia, ky kryeministër, ngjan aq shumë me COVID-in. Njësoj si ai, është i pabesë. Njësoj si ai është shkatërrimtar.

Njësoj si Covid-i që mund të ndryshojë emrin nga DELTA në MU, por “Rama 3”, njësoj “Rama 1” dhe “Rama 2” do të mbetet armiku kryesor i qytetarëve.
Pandemia dëshmoi si e shkatërruat sistemin shëndetësor ku veç ai që kishte apo gjente para shpëtonte. Pronarët e kompanive koncesionare në shëndetësi, deputetë e ministra, nuk I besuan sistemit të dërrmuar në çdo shtyllë, por I hipën avionit e vajtën në vende të tjera… ndërkohë që shqiptarët u izoluan, u dhunuan, u denigruan, nga një kryeministër që shfrytëzoi edhe fatkeqësinë më të madhe kombëtare për më shumë pushtet në duart e tij, për të kontrolluar jetët e çdo shqiptari duke shkelur në mënyrë të përditshme të drejta kushtetuese e ligjore, për të urdhëruar apo lejuar tendera sekrete duke vjedhur edhe paratë e shëndetit. Shifrat janë alarmante, tronditëse. Komisioni Europian ka konfirmuar që Shqipëria ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë në Europë me një rritje rekord, 27.1% më shumë se dyfishi i nivelit në vendet e BE dhe me i lartë se vendet e rajonit. Ky është grafiku.

Kush është përgjegjës për këtë numër rekord humbjesh jetësh në Shqipëri? Kush është përgjegjës për keqmenaxhimin e pandemisë? Një jetë humane është e shtrenjtë…po mijëra? Kush mban përgjegjësi për mijëra jetët e humbura? Të dashur qytetarë! Edi Rama po tallet me ju! Ai nuk ka një program, as për shëndetësinë. Programi i Edi Ramës për shëndetësinë garanton vetëm një gjë: pagesat për koncesionet e veta korruptive për të cilat ka planifikuar 400 mln Euro ndërkohë që sistemi shëndetësor është në ditë të hallit dhe njerëzit nuk marrin shërbimin për të cilin paguajnë shumë, shumë shtrenjtë.

Shtylla kryesore e shëndetësisë së Edi Ramës është riciklimi I premtimit për Mbulimin Shëndetësor përplaset në dyert e spitaleve apo qendrave shëndetësore, e di mirë se shqiptarët jo vetëm nuk marrin dot shërbim cilësor në sistemin shëndetësor publik, por vazhdojnë të paguajnë cdo ditë e më shumë për spitalet private. Universal, as paketim të ri nuk I ka vënë. Premtim I vjetër sa qeveria Rama, mashtrim I vjetër. Kush 80-90 milionë euro në 1 vit nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për të paguar në spitalet private për shërbimet që nuk i marrin në spitalet publike.

Më lejoni t’ju njoh me një mashtrim tjetër të madh të Edi Ramës atë për autonominë spitalore. Mashtrimet në këtë që Edi Rama e quan program vazhdojnë:

1. Mashtron me 600 mijë të pasiguruarit që edhe në Qeverinë e Sali Berishës merrnin shërbimet shëndetësore mjafton që të merrnin një vërtetim në zyrat e punës;
2. Mashtron që kontrolli check up është falas. Jo vetëm nuk është falas por I kushton buxhetit të shtetit 120 mln Euro nga taksat tona, paratë tona. E paguajmë shumëfish check up të Vilmës që deri tani ka siguruar më shumë se 30 mln Euro, nga këto më shumë se 7.5 mln Euro për 500 mijë analiza check up të pakryera kurrë.
3. Mashtron me rikonstruksionin e 300 Qendrave SHëndetësore, ditët e fundit kolegët e mij deputetë kanë denoncuar kushtet e mjerueshme të disa qendrave shëndetësore në zonat që ata mbulojnë, jo vetëm në zotan rurale por edhe ato urbane.
4. Mjekët jo vetëm nuk u vlerësuan, respektuan, por u zhvlerësuan, denigruan, u braktisën, në betejën përballë virusit covid19. A i mbani mend 1.2 mln maska të skaduara prej gati 10 vjetësh që ju shpërndanë stafit mjekësor në qendrat shëndetësore dhe spitale rajonale. Krim I tmerrshëm që ende nuk është hetuar!! Një mikesha ime po më thoshte sot që në 18 muaj pandemi mjekët e qendrave shëndetësore kanë marrë vetëm 2 pako me maska ndërkohë që mln Euro janë shpenzuar për tenderat sekretë që ju dhanë kompanive klienteliste për ti blerë me shumëfishin e cmimit maskat, veshjet apo mjetet e tjera mbrojtëse.
5. Prej muajsh, pjesa më e madhe e personelit mjekësor nuk merr as shpërblimin për covid
6. 55 jetë të humbura (deri në qershor) ndër mjekë e infermierë, që më shumë gjasa mund të ishin shpëtuar nëse do ishin marrë masat e duhura në kohën e duhur.
7. Bonusi 2.5 mln lekë – ishte dështim. Mjekët refuzuan bonusin sepse e kishin të qartë që pavarësisht dëshirës e vullnetit, mungesa e kushteve e mjeteve të përshtatshme do jau bënte punën në shërbim të qytetarëve të pamundur.
8. Sot qendrat shëndetësore edhe në Tiranë, as teste të shpejta nuk kishin e as bëhet fjalë për mjete mbrojtëse minimale të cilat I sigurojnë vetë”- tha Vokshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA