Gjatë seancës plenare të ditës së sotme Kryeministri Rama sërish i ka bërë thirrje opozitës për bashkëpunim!
Kreu i qeverisë thotë se ‘dora vijon të jetë e shtrirë për PD’, duke shtuar se janë gati të dialogojnë për çdo ndryshim dhe jo për të pritur lëshim nga demokratët, por për çfarë duan ata të lëshojnë, por pa ndërhyrjen e komunikuesve të huaj.
Kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij tha se të gjithë së bashku janë të detyruar të qëndrojnë në të njëjtën çati për plot katër vitet e ardhshme, ndaj ai i bën thirrje që përpiqen të bashkëpunojnë pasi me komunikim do të arrihet gjithçka. Teksa i shtriu dorën e bashkëpunimit ia bëri të qartë vijat e kuqe! “S’do kemi asnjë ndërmjetësues të huaj”, tha Rama.
Rama: Ky adresim i rëndësishëm i Kuvendit në çelje të debatit do të ishte i mangët nëse përpara se të flas për investitorët nuk do të flisja për elefantin në këtë dhomë, ku jemi të detyruar të rrimë bashkë, në një çati për plot katër vite. Trajtat e sotme dhe rritja e ekonomisë shoqërohen, nuk varen nga të ardhurat dhe shpenzimet por edhe nga institucionet. Niveli i energjive pozitive varet drejtpërdrejt nga aftësia e përfaqësuesve në vend, për të mos venitur ato energji me superxhiro të luftës politike. Ne mund të mos merremi vesh për asgjë, por progresi nuk varet nga sa shpesh bie dakord qeveria me opozitën po nga mënyra si shprehin mosdakordësinë mes tyre. Tjetër të votosh kundër e tjetër të votosh e të grisësh e të hedhësh poshtë e fletëvotimit. Kurrë mos rënshim dakord se vota vendos. Nuk mund të mos përpiqeni të sillemi si njerëz, si prindër fëmijësh që kjo sallë të mos zhytet në llucën e vulgaritetit, as kush bën më të fortin me gjuhë e këmbë e duar nuk del i fituar. Kush më shumë e kush më pak nuk kemi shkëlqyer në sytë e popullit. Shumë skena dhe fjalë për të cilin nuk mund të jemi krenare ka arviki jo këtij parlamenti. Shumë kohë dhe mundësi të humbura ka në ndërgjegjen ne këtu. Kur dalim që këtu dhe lëmë nam fajin se kemi ne por pala tjetër, si kalamajtë që luajnë e ka kush e ka. Nuk dua të drejtoj gishtin nga pala tjetër pot të mbaj fajin tim,për aq sa na takon. Dora jonë është e shtrirë drejt PD nuk është një fjalë për të kaluar fjalën. Ne nuk duam asnjë lëshim nga ju, por jemi gati të dialogojmë me ju për çdo lëshim që ju doni. Ne nuk na duhet asnjë votë e juaja, por jemi gati të bisedojmë me ju për çdo gjë që ju dëshironi në të mirë të vendit. Ta keni të qartë me urdhra dhe kërcënime me ne nuk keni përfituar asnjëherë dhe asnjëherë nuk keni për të përfituar. PS nuk do të pranojë më asnjë përfaqësues të huaj për të zgjidhur krizat institucionale dhe politike. Ata krijohen nga ne dhe ndaj duhet të zgjidhen vetëm nga ne dhe ju.
Top Channel