Rama tregon sa do rriten pagat: Kemi një plan edhe në rritjen domethënëse të pensioneve

16/09/2021 15:04

Prej vitit të ardhshëm paga minimale do të rritet në 32 mijë lekë. Është ky objektivi i qeverisë Rama që premton ta rrisë atë në mënyrë të përshkallëzuar në 38 mijë deri në 40 mijë lekë deri në fund të manadatit.

Rritje pagash do të ketë këtë 4-vjeçar për arsimtarët e bluzat e bardhat si dhe për administratën. Dyfishim pagash premton kryeministri për solistët e trupës së baletit.

Edhe pse nuk premtoi rritje të qenësishme pensionesh në fushatë, nga foltorja e parlamentit Rama tha se ka një plan në tryezë për mbështetjen e kësaj kategorie. Kjo sqaroi kryeministri do të varet nga ecuria e reformave dhe ekonomisë në pjesën e parë të vitit.

Një vit më parë qeveria shpërndau një fond prej 34 milionë dollarë si bonus fundviti për 677 mijë pensionistë, masë që sipas kryeministrit do të krijohet hapësira për t’u zbatuar edhe në vijim për këtë kategori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA