Rama prezanton programin qeverisës: Digjitalizim edhe për arsimin dhe Universitete

16/09/2021 10:50

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij të mbajtur në Kuvend ditën e sotme ka bërë prezantimin e programit qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Rama tha se në këtë mandat do të investohet shumë për të ardhmen e fëmijëve, duke sjellë në vëmendje edhe nisjen nga ky vit të lëndës së anglishtes për të gjithë fëmijët në klasën e parë.

“Pjesë e pandashme do të jetë rritja e nivelit të edukatorëve dhe mësuesve, do të mbështesim pa kursim kujdestarët e fëmijëve tanë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se në këtë mandat do të mbështesin gjithashtu rritjen e kapacitetit digjital dhe për të garantuar një stimulim të sektorit të  teknologjisë digjitale do të vejmë në dispozicion të kompanive një garanci sovrane prej 50 mln eurosh dhe 10 mln euro mbështetje buxhetore në funksion të këtyre hapësirave edukimi të avancuar të të rinjve.

Rama: Do të mbështesim gjithashtu rritjen e kapacitetit digjital, duke hyrë në një fazë të re zhvillimi, duke nisur nga riformatimi tërësor i informatikës në shkollë. Të rinjtë tanë të mbështeten sa më mirë për të hyrë në tregun global të punësimit cilësor online pa pasur nevojë të lënë Shqipërinë. Për të garantuar një stimulim të sektorit të  teknologjisë digjitale do të vejmë në dispozicion të kompanive një garanci sovrane prej 50 mln eurosh dhe 10 mln euro mbështetje buxhetore në funksion të këtyre hapësirave edukimi të avancuar të të rinjve. Shkolla, universiteti do të jenë në këtë mandat një drejtim ku do të investojmë me energji dhe ide të reja për të krijuar më shumë kushte për rritjen e kapitalit të paçmueshëm njerëzor të kësaj shoqërie, duke filluar nga fëmijët, të cilët do ju përkushtohemi. Dy projektet e reja do të hyjnë në rrugën e zbatimit, ai i arteve dhe ai për sportin. Duam që fëmijët tanimë me librat cilësore të shtëpive botuese prestigjoze të cilat janë falas, të zhvillojnë talentet. Pjesë e pandashme do të jetë rritja e nivelit të edukatorëve dhe mësuesve, do të mbështesim pa kursim kujdestarët e fëmijëve tanë. Qëllimi është që edhe me arsimin e lartë jemi më mbrapa me zbatimin e reformës të ngjitemi në një nivel tjetër që Shqipëria të jetë një zgjedhje e natyrshme të familjeve shqiptare. Puna ka nisur dhe bashkëpunimi ka hyrë në një zhvillim të ri. Mbrojtja e së ardhmes qoftë nga ndryshimi i klimës prej veprimit të njeriut do të na përfshijë më tepër, duke filluar nga kopshtet dhe shkollat dhe deri te komunitetet. Do vendoset një parim i panegociueshëm për të gjitha bashkitë, në fillim pastërtia pastaj me të tjerat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA