PD s’ndryshon qëndrim, kërkojnë sërish Ramën, Balla: Mos lexoni mbrapsht rregulloren

16/09/2021 17:11

Pushimi në nisje të seancës së tretë nuk ka sjellë një ndryshim në qëndrimin e opozitës në sallë. Ata kanë ardhur sërish por nuk kanë pranuar që të flasin pa praninë e kryeministrit Edi Rama.

“Në respekti të këtij libri të kësaj seance dikush këtu tha se kundër firmëtari duhej të ishte në sallë, nëse thoni që të vijë dhe presidenti në frymën e rregullores të vijë në çdo seancë le të jetë prezent. Ne të mësojmë dhe zhbllokojmë në këtë moment, ta marrë fjalën zv. kryeministri ose një deputet tjetër i PS dhe këtu e mbyllim, mos vijoni ta lexoni mbrapsht këtë që është shumë e qartë. Doni të bëni mbledhje grupi shkoni bëjeni. Ndërprerja u bë për të njëjtën çështje”, tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA