Shpërthimi i një bombole gazi mbrëmjen e sotme ka lënë të plagosur tre persona në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 në Xhafzotaj. Bombola e gazit shpërtheu brenda banesës, duke lënduar 17-vjeçaren me iniciale B.M., 45-vjeçaren me iniciale B.M. dhe 60-vjeçarin me iniciale Q.M.
Dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit, pasi një prej pjesëtarëve të familjes është përpjekur të ndezë sobën. Një prej të moshuarve ka ndezur shkrepësen dhe është vonuar për të ndezur sobën, por flakët kanë përfshirë kuzhinën. Çifti i bashkëshortëve kanë pësuar djegie dhe janë dërguar me urgjencë në spital.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.09.2021, në orën 19:15, në Xhafzotaj, Durrës, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombole gazi në banesë, janë lënduar shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel