Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime Edhe pse kanë kaluar rreth 24 orë, ende nuk ka asnjë shenjë nga minatori i cili ka mbetur i bllokuar në një nga minierat e Bulqizës.
Puna për nxjerrjen e 60-vjeçarit Muharrem Plaku, me detyrë teknik dhe zjarrmëtarë, ka vijuar edhe gjatë natës po ende nuk dihet fati i tij.
Ashtu sic edhe Top Channel ka raportuar, ngjarja e rëndë ka ndodhur që në orën 09:00 të mëngjesit të djeshëm. Në rrethana ende të panjohura është shembur masivi i kromit duke bllokuar hyrjen e galerisë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave, të cilët po punojnë për pastrimin e mineralit të kromit për të bërë të mundur nxjerrjen jashtë të minatorit.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e Muharrem Plakut, i cili punon prej tetë vitesh në këtë subjekt minerar.
Top Channel