“Do tu zinte derën socialistëve”/ Berisha zbulon skemën: Mund të kishte viktima, Basha thoshte se vendimet i merrja unë

16/09/2021 19:07

Sali Berisha deklaroi se i ka kërkuar Lulzim Bashës që të jepte dorëheqjen pas zgjedhjeve të vitit 2017 ku sipas tij ai humbi zgjedhjet.

Ai tha se Basha ankohej tek miqtë e huaj se vendimet në PD i merrte Sali Berisha.

Ish-kreu i demokratëve tha se ka bërë çmos që zgjedhjet e fundit vendore të mos bojkotoheshin nga PD-ja, pasi sipas tij, Lulzim Basha donte të bllokonte rrugët e socialistëve në mënyrë që këta të fundit të mos lejoheshin të votonin.

“I kam thënë në 2017 jep dorëheqjen , jo tha nuk e jap. Edhe këtu ka bërë të njëjtën gjë, për inters të karriges, ka thënë te të huajt dhe shqiptarët se vendimet nuk i marr unë por Berisha. U garantoj se vendimet e mia kanë qenë që zgjedhjet të mos bojkotoheshin se ne ishim në rrugë.

Kam ndërhyrë sepse bëri skemën që pas zgjedhjeve lokale , tu zinte derën socialistëve. Dhe i kam thënë kjo nuk bëhet, thoshte s’do ketë zgjedhje, i thashë pa më thuaj si do bëhet. Si përfundim i thashë , kjo nuk bëhet se do vriten njerëzit, si do me më zënë rrugën ti mue.

Asgjë nuk i i është diktuar atij i ka marrë vendimet vetë. Dy vite 2019-2021 e keni vënë re se kam bërë gjithçka për lartësimin e tij që të dalë fitimtar PD, por ama kompanisë që punonte për ne, zotëria është lider i thyer, thanë ç’është kjo, dhe u thashë e ka thyer veten se në 2017 kur bëri listat, nxori eksponentët kryesore dhe i ekzekutoi politikisht me pritë.

E dyta, u bë një marrëveshje , ju të gjithë dyshuat , kishit të drejtë, doli Rama tha Luli është djalë i mirë, tani Meta na del opozitar.
I thashë e panë të gjithë çfarë bërë me Ramën, zbritëm në rezultati më të dobët se në 1997. Nuk i ftojmë zgjedhjet me të , ai kishte zgjedhje në parti dhe ishte vetëm. Dilte më 19 përqind besim te zgjedhësit”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA