Devoll/ Përfshihet nga flakët banesa, shkak dyshohet rrjedhja e gazit
16/09/2021 15:11
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Cangonj, të Devollit.
Top Channel mëson se banesa u përfshi nga flakët vetëm pak minuta më parë ndërkohë që shkaku i zjarrit dyshohet të jetë rrjedhja e gazit të një bombole.
Në vendngjarje ka mbërritur një mjet zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sipas punonjësve të zjarrfikësve në banesë nuk ka patur persona në momentin e rrjedhjes se gazit, ndërkohë që aktualisht po punohet nga ana e tyre për izolimin e plotë të flakëve.
Në banesë jetonte i vetëm i moshuari Xhibar Çibuku, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Ndërkohë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave kanë shkuar edhe shërbimet e policisë.
Top Channel