Policia e Beratit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla dhe si rezultat ka rënë në pranga një 26-vjeçar, që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë. Po ashtu është proceduar penalisht një shtetas tjetër, për “Moskallëzim krimi”.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat”, njofton policia e Beratit.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një peshore elektronike.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. I., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA