Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, pasi iu gjet dhe sekuestrua kanabis, ndërsa njërit prej tyre gjatë kontrollit në makinë iu gjet edhe një mjet i ftohtë, thikë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. K., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të ambientit përreth ku u konstatua ky shtetas, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Ll., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis dhe një armë e ftohtë(thikë)”, njofton policia.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel