Vrasja e Sabrina Bengajt/ Avokati Visha në Open: Faji i policisë, duhet ta parandalojë

15/09/2021 22:48

Avokati Saimir Visha ka fajësuar policinë që nuk i kushton rëndësinë e duhur çështjeve dhe se sipas tij duhet të parandalojë ngjarjet e rënda.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel, ai është shprehur se në momentin që një femër e dhunuar bën një kallëzim, forcat blu e evidentojnë rastin.

“Ka një përgjegjës për këtë vrasje. Çdo lloj dhune , është faji i policisë që duhet ta parandalojë, ne duhet të jemi në parandalim, në momentin që një femër e dhunuar bën një kallëzim, në atë momentin policia e evidenton”, tha Visha.

Komenti i tij vjen bazuar në temën e  vrasjes së Sabrina Bengajt dhe grave nga burrat dhe ndikimi i institucioneve që po trajtohet mbrëmjen e sotme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA