Dekretimi nga presidenti Ilir Meta pa asnjë hezitimit të 16 ministrave të propozuar nga Edi Rama i hapi rrugën votë-besimit në parlament paraditen e të enjtes.
Në të parën mbledhje kryetarët e katër grupeve parlamentare që përbëjnë bërthamën e Konferencës së Kryetarëve, është shoqëruar me debate për sa i përket kohës në dispozicion të deputeteve për të komentuar programin e qeverisë.
Taulant Balla kreu grupit parlamentar PS: Nga ana e opozitës ka pasur disa propozime që lidhen me do ta quaja unë me shfazimi e kësaj seance. Kemi pranuar kërkesën e deputetëve të opozitës ose të grupeve parlamentare të opozitës.
Çdo deputet ka të drejtë të flasi jo më shumë se 10 minuta dhe kështu do të jetë. Kështu është edhe vendimi konferencës së kryetarëve sot.
Në këtë seancë parlamentare, kryeministri Edi Rama do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve për ti a lënë vendin votimit të programit dhe kabinetit qeverisës.
Pritet me interes për tu parë numri votave që do të marrë votëbesimi qeverisës së re dhe nëse do të ketë përsëri rrjedhje vote nga opozita.
Qeveria Rama 3 dominohet nga ministret femra plot 12, disa prej të cilave për herë të parë do të mbajnë portofole ministrore.
Prurjet e reja që sjell Edi Rama në skuadrën e tij qeverisëse janë Delina Ibrahimaj në krye të financave shqiptare, Frida Krifca si ministre bujqësie, Edona Bilalin ministre shteti për sipërmarrjen dhe Bora Muzhaqi ministre shteti për Rininë dhe Fëmijët.
Pjesë e qeverisë së re do të jenë 9 ministra që kanë shërbyer edhe gjatë mandatit të dytë qeverisës të socialistëve.
Top Channel