Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar/ Forumi rinor i PD-së firmos peticionin: Vendimi të shkojë në referendum!

15/09/2021 11:27
Ish-kryeministri Sali Berisha para simpatizantëve

Disa ditë më parë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar i partisë ish-kryeministrin Sali Berisha. Basha tha se ky vendim ishte personal i tij, duke i hequr barrën e përgjegjësisë deputetëve të tjerë.

Ndërsa në kundërpërgjigje të tij, Berisha tha se ky vendim është antistatutor dhe antiligjor sepse kjo çështje nuk është kaluar në votim, sikurse e parashikon statuti i Partisë.

Sot kryesia e forumit rinor të Partisë Demokratike kërkon që vendimi për përjashtimin e Berishës nga PD të shkojë në referendum.

Kanë qenë plot 30 anëtarë të forumit që kanë firmosur këtë peticion, të cilin ia kanë drejtuar sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA