Nesër stakohet energjia në disa zona, OSHEE nxjerr njoftimin
15/09/2021 15:53
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se ditën e nesërme do të stakohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës.
Kështu ndërprerje do të ketë pjesërisht në rrugën Teodor Keko, Zona e Tregut Ushqimor dhe Qyteti i Nxenësve.
Njoftimi i OSHEE:
Stakim, 16 shtator
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, nesër, datë 16 shtator do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
09:00-16:00
Pjesërisht: Rruga “Teodor Keko”
09:30- 14:00
Pjesërisht zona e tregut ushqimor , Qyteti i Nxenësve
Top Channel