Grupi parlamentar i Partisë demokratike do të nisë mbledhjen në selinë blu.
Në një njoftim për shtyp theksohet se tema do të jetë seanca e nesërme në kuvend.
“Përshëndetje! Sot, në orën 19:00 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi lidhur me seancën nesër, seancë me tepër rëndësi. Ju faleminderit!”, shkruhet në njioftim.
Ora 10:00 e të enjtes do ta gjejë parlamentin në seancë plenare, ku do të votohet qeveria e re dhe kryeministri Edi Rama do të shpalosë programin politik të qeverisjes për katër vitet e ardhshme.
Më pas kryeministri do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve nga ku do të shihet edhe performanca e grupit parlamentar të PD.
Deri në orën 16:00 seanca do të vijojë me debate për atë çfarë do të paraqesë Edi Rama dhe ministrat e propozuar.
Nuk përjashtohet mundësia që menjëherë pas përfundimit të seancës plenare, Edi Rama t’i prijë ministrave për etapën finale qeveri-formuese atë të betimit në presidencë.
Qeveria Rama 3 dominohet nga ministret femra plot 12, disa prej të cilave për herë të parë do të mbajnë portofol ministror.
Pjesë e qeverisë së re do të jenë 9 ministra që kanë shërbyer edhe gjatë mandatit të dytë qeverisës të socialistëve.
Nuk dihet nëse PD do të jetë bashkëpunuese apo do të braktisë sërish sallën si seancën e kaluar plenare.
Top Channel