Sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri gjatë vizitës në Fier u shpreh se ky qark nuk pati rezultatet që kërkuan në zgjedhjet e fundit parlamentare prandaj do të bëjnë një analizë të thellë pasi Fieri ka qenë i rëndësishëm për PS.
“Ky qark nuk pati rezultatet që kërkuam në zgjedhjet e fundit parlamentare prandaj do të bëjmë një analizë të thellë pasi fieri ka qenë i majtë, i rëndësishëm për PS. Fieri për ne ka dendësi të jashtëzakonshme dhe fitorja e zgjedhjeve lokale do të jetë një tregues për zgjedhjet e radhës parlamentare”, tha Gjiknuri.
Ditën e sotme nisi takimi për prezantimin e drejtuesit të ri politik në Fier, Taulant Balla i cili zëvendësoi Gramoz Ruçin.
Gjiknuri ka nisur një tur takimesh në çdo qark për të filluar punën e reformimit organizativ të Partisë Socialiste me qëllim që të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Top Channel