Një e moshuar humbi jetën në fshatin Karbunarë pasi u përplas nga një furgon në rrugë.
63-vjeçarja e identifikuar si Jeta Mullaj banuese në Karbunarë po kalonte më këmbë në anën tjetër të aksit nacional Lushnje – Berat në dalje të Karbunares. Goditja ishte e fortë dhe e moshuara ndërroi jetë rrugës për në spital.
Një tragjedi u shmang sot kur një kamion me targa boshnjake u përplas me një autobus të linjës Tiranë-Lezhë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ishull Shëngjin”. Autobusi ishte plot me pasagjerë dhe një prej tyre një i mitur u lëndua gjatë aksidentit.
Ai është transportuar në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën. Të dy drejtuesit, shoferi i kamionin një shtetas i huaj dhe ai i autobusit të linjës Tiranë-Lezhë janë shoqëruar në komisariat për të përcaktuar përgjegjësin e aksidentit.
Top Channel