“E kontrollova disa ditë para ngjarjes”/ Gjykata vendos “arrest shtëpie” për teknikun e ashensorit që u shkëput në Astir

15/09/2021 12:48

Gjykata e Tiranës ka lënë në “arrest shtëpie” Dëfrim Shabanaj, teknikun e ashensorit që u shkëput në Astir.

Prokuroria kërkoi “arrest me burg” një mujor derisa të dalë akt ekspertimi, por gjykata vendosi ta lërë në arrest shtëpie.

Në dëshminë e tij, tekniku tha: “E kam kontrolluar dhe rregulluar pak ditë para ngjarjes se kishin ankesa banorët. Nuk e di ç’ka ndodhur.”

Ngjarja e rëndë u shënua në orët e para të së dielës në Astir, ku ashensori u shkëput, duke lënë të plagosur pesë persona. Qytetarët ishin kthyer nga një darkë familjare kishin marrë ashensorin për t’u ngjitur në katin e gjashtë ta pallatit, ku ndodhej edhe shtëpia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA