Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha është shprehur në Open se burgu i Zaharisë duhej të mbyllej para 20 vitesh dhe kjo gjë është një nga problemet aktuale më të mëdha.
“Burgu i Zaharisë prej 20 vitesh duhej të mbyllej, kemi marrë fletërrufe nga ndërkombëtarët. Ata qëndrojnë në një burg kur duhet të qëndronin në një spital. Ai është një burg ferr, personat me probleme mendore nuk duhet të qëndrojnë aty. Ata trajtohen si të burgosur. Ne thamë ai u lirua, në fakt ai nuk ka qenë asnjëherë i dënuar sepse ata nuk dënohen. Kemi problemin e mos hapjes së një spitali psikiatrik, Gjonaj premtoi hapjen e një spitali burg, por nuk e mbajti fjalën. Dikush e ka shkelur ligjin, pa e harruar vrasësin e Sabrinës dikush e ka shkelur ligjin”, tha Hoxha.
Top Channel