Vizita e Merkel në Tiranë, Bushati në Open: Kancelarja ka ushtruar presion ndaj qeverisë Rama për 8 vite

14/09/2021 21:52

Analisti Andi Bushati m,brumjen e sotme në emisionin Open në Top Channel ka komentuar vizitën e kancelares Angela Merkel në Tiranë.

Ai shprehet se kjo vizitë nuk është në mbështetje të Ramës, pasi sipas analistit e djathta e Merkel ka qenë faktori që ka ushtruar më presion ndaj qeverisë Rama në 8 vite.

“Zgjodhi edhe Beogradin, nuk besoj që ishte mbështetje për Vucic kur ajo thotë nuk do hyjni në BE po nuk njohët Kosovën. Ne jemi mësuar të na bëjnë lavash truri me fotografi. Ne talleshim me Berishën kur erdhi Bush. Nëse do kishim mbështetje për Ramën do kishim një herë të vetme, quhet ta përmendi një herë të vetme. Ai njeri i është futur me një rrugë bashkë me Vucicin për të imponuar Open Balkan. Rama është quajtur edhe Beniamini i Merkelit. Rama tani do ketë mbështetje, e djathta e Merkel ka qenë faktori më ushtrues presioni ndaj qeverisjes së Ramës në 8 vite, kushtet e BE e kanë origjinën në Gjermani. Merkel ta dojë Ramën si mashkull në kundërshtim me partinë dhe fluksin politik prej nga vjen. Nuk më duken si një mbështetje personale. Pse Vucic i shkoi në Beograd dhe zgjodhi Shqipërinë për të thënë mesazhin që tha, ‘procesi i Berlinit nuk ka vdekur’. Të shkosh e t’i thuash nuk ke Evropë pa bërë marrëveshje me Kosovën, nuk është ta mbështesësh”, tha Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA