Shtëpitë e hebrenjve do bëhen muze, projekti i Bashkisë Tiranë u shpall gjatë festivalit Shqipëri-Izrael

14/09/2021 15:35

Shtëpitë ku komuniteti hebraik u strehua në Tiranë do të kthehen në muze deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë festivali të përbashkët kulturor Shqipëri-Izrael që po zhvillohet në kryeqytet.

Veliaj së bashku me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ishin të ftuar nderi në mbrëmjen e dytë të festivalit

“Jam krenar që jam shqiptar kur dëgjoj historinë e një qyteti, – që sot kam unë fatin ta drejtoj, – i cili fillimisht kishte vetëm 200 hebrenj dhe në fund të luftës, në finale të asaj drame të madhe botërore kishte 2 mijë të tillë. Më vjen mirë, që, edhe në ditët e sotme ne jemi besnikë të kësaj historie. Kur mendoj për muxhahedinët që erdhën nga Irani dhe i rezistonin regjimit të Ajatollahëve ekstremistë në Iran, fillimisht në Tiranë për t’u zhvendosur diku tjetër, për miqtë, kolegët, partnerët që erdhën nga Afganistani fillimisht në Tiranë dhe pastaj për t’u zhvendosur diku tjetër, realisht më bën të ndihem krenar”.

“Ka shumë gjëra që thuhen për shqiptarët dhe për Shqipërinë, por, për mua, më e vërteta ndër to është ajo që thuhet për ata si njerëz të mikpritjes dhe të kurajës. Sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët janë të gatshëm të ofrojnë dorën e ndihmës. Ata e bënë këtë përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata e ribënë tani. Në situatat kur bota kalon në momente kur duhet të mbajë shënime, shqiptarët janë të gatshëm të ofrojnë bukë, kripë dhe zemër. Jam vërtet shumë krenare që ndodhem në mesin tuaj, por gjithashtu e di, si një qenie njerëzore nëse do rastis ndonjëherë të jem në vështirësi, vendin ku mund të vij të strehohem, do vij në Shqipëri. Mendoj që këto janë mësime që duhet t’i mësojë bota nga një vend kaq i vogël. Është një vend i vogël me zemër kaq të madhe”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA