Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama i janë përgjigjur interesit të gazetarëve nëse procesi i Berlinit, i iniciuar nga vetë Merkel ka dështuar apo jo.

Si për Merkel edhe për Ramën ky proces nuk ka dështuar, por është duke dhënë frytet e tij. Madje kryeministri Edi Rama tha se edhen nisma Open Balkan është rezultat i këtij procesi.

Merkel: Jo nuk e konsideroj si të tillë. Nuk është mbaruar ndërtimi i autostradave të synuara, por janë procese të iniciuara, kemi shkëmbime në nivel shkencor.Nuk ka ndodhur gjithçka. Sa i përket bashkëpunimi në nivel të shoqërisë civile, unë jam takuar me përfaqësues të një organizate jo qeveritare që tregojnë se si janë realizuar këto shkëmbime. Pas takimit për herë të parë Vuçiç dhe Rama kanë ndryshuar shumë gjëra. BE nuk është aq i shpejtë sa do duhej, por shumë çka është në rrugën e duhur.

Rama: Do duhet ta shikojmë këtë proces në një kontekst historik. Kur kancelarja na ka ftuar në Berlin në 2014 ishte hera  e parë në historinë e këtij rajoni që liderët e të gjitha vendeve uleshin në një tyrezë, jo për t’u vrarë, as për t’u therur, por për të folur për të ardhmen. Ky proces i hapi rrugë një vendosje të një komunikimi mes Shqipërisë dhe Serbisë në funksion të zhvillimit rajonal në kushte kur nuk ishin takuar kurrë. Procesi i Berilinit ka nevojë për kohën e vet, mekanizmat për t’u vënë në lëvizje në funksion të investimeve janë të avashtë, por edhe Open Balkan që sot është një nismë e tre vendeve është rezultat i këtij procesi se ky na ka dhënë mundësinë të kuptojmë se nga bashkëpunimi mund të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët dhe konfliktet e krijuara prej vitesh në atmosferën e krijuar nga procesi i Berlinit ka më shumë mundësi zgjidhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA