“Një nga pengesat ka qenë se Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve se ka pasur paragjykimin se lëvizja e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ishte e garantuar. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni për “Open Balkan”. Traseja është e shtruar. Procesi i Berlinit do të vazhdojë, Open Balkan është mekanizëm për ta përshpejtuar. Nuk ka asnjë kontradiktë mes të dyjave”, tha Rama.

Pak orë pas kësaj deklarate të kryeministrit Rama në konferencë për shtyp me Kancelaren Merkel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thirri gazetarët duke reaguar:

“Nuk di për çfarë konspiracion po flisni… Procesi i Berlinit është i nevojshëm edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin Evropian. Ballkani jo vetëm nuk është 3 shtete por nuk është as 6 shtete”, u shpreh Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se dallimi kryesor mes Procesit të Berlinit dhe nismës Ballkani i Hapur është mungesa e Bashkimit  Evropian.

“Për raporte normale në Ballkan nuk duhet të ndryshojë Kosova, por Serbia. Bëjnë gabim ata që ndërtojnë trysni mbi Kosovën. Serbia të ndryshojë kushtetutën “, tha Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA