Elbasani në kaos nga trafiku/ Rruga nacionale kalon mes qytetit! Duhet një bypass

14/09/2021 20:25

7 mijë automjete  përshkojnë çdo ditë këtë aks rrugor.

Bëhet fjalë për aksin nacional Tiranë-Elbasan-Korçë apo Durrës Elbasan Korçë. Apo ndryshe unaza jugperëndimore e Elbasanit.

Nëse shtojmë edhe automjetet e Elbasanit dhe fshatrave, mbi 10 mijë makina mesatarisht kalojnë këtu çdo dite. Si rrjedhojë situata kaotike e trafikut bëhet më se normale.

Ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për këtë shqetësim, ne ju drejtuam Bashkisë së Elbasanit.

“Zgjidhja e këtij problemi mbetet bypassi. Por deri tani jemi në fazën e gjurmimit të rruges”, tha kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.

Në pritje që Autoriteti Rrugor Shqiptar të gjejë një zgjidhje për këtë aks të rëndësishëm kombëtar, 10 mijë drejtues mjetesh çdo ditë do të përballen me orë të tëra në trafik dhe ashtu siç ka ndodhur deri tani, nuk do të mungojnë as rastet e aksidenteve.

 

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA