Kryeministri Edi Rama ka nderuar me medalje, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publikekancelaren gjermane Angela Merkel.
“DANKE ANGELA. Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”, shkruan Rama.
Kancelarja Merkel mbërriti në vendin tonë ditën e sotme ku u prit nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf. Më pas ishte kryeministri Edi Rama që e priti në vizitën zyrtare në Pallatin e Brigadave.
Merkel do të mbledhë edhe krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.
Në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë vizitës së Kancelares në Tiranë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në disa segmente rrugore, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.
Të gjithë qytetarët nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të ditës së sotme duhet të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.
Top Channel