Çfarë ndodhi? Gazetarët revoltohen në konferencën e përbashkët Rama-Merkel

14/09/2021 15:46

Konferenca e përbashkët mes kryeministri Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel është shoqëruar me një incident në momentin e fundit.

Përkthyesja e kancelares tha se për shkak të axhendës së ngarkuar politike konferenca duhet të mbyllej.

I të njëjtit mendim ishte edhe kryeministri Rama, i cili falënderoi të pranishmit. Por kjo mbyllje e befasishme e konferencës nuk u prit mirë nga gazetarët të cilët kërkuan që konferenca të vijonte.

Kështu kryeministri ja ktheu se me të mund të vazhdonin, por  kancelarja duhet të vazhdonte me axhendën e saj.

“Shumë faleminderit. Kjo ishte axhenda. Me mua bashkë, po mund të vazhdojmë, por kancelarja nuk ju ka borxh”, u tha Rama gazetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA