Kancelarja gjemane Angela Merkel është duke mbajtur takimin e planifikuar me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Më herët është raportuar se në këtë takim do të diskutohet për çështjet e bashkëpunimit rajonal.
Pas këtij takimi janë planifikuar bisedime ‘kokë më kokë’ me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.
Në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë vizitës së Kancelares në Tiranë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në disa segmente rrugore, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.
Të gjithë qytetarët nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të ditës së sotme duhet të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.
Top Channel