Sali Berisha u vetëdeklarua anëtar i grupit parlamentar demokrat, por nga selia e PD drejt Kuvendit shkoi një dokument që përjashtonte përfundimisht Berishën nga grupi kuvendor.
Në këtë kontekst nisi seanca e kuvendit e cila pozicioni demokratët pa Berishën por edhe pa aleatët e zgjedhjeve të fundit, LSI. Pasi ecën disa vite bashke ne te njejten udhe si brenda dhe jashtë parlamentit PD dhe LSI u “divorcuan” politikisht ne seancën e dyte plenare, dite kur demokratet vendosen te mos i japin asnjë deputet borxh partisë se Kryemadhit.
Ne zgjedhjet e 25 Prillit, LSI rezultoi force e trete parlamentare, e si rrjedhoje ajo nuk zotëronte numrat e nevojshëm në sallë për të formuar grupin e saj ne Kuvend ndaj i duheshin 3 deputetë hua në mënyrë që të bëhej pjesë e organeve më të larta të Kuvendit, por Lulzim Basha zgjodhi te ndihmoje politikisht vetëm dy aleate, republikanet e Fatmit Mediut dhe Partine per Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Opozita vendosi ta udhëheq betejën parlamentare ketë sesion me 3 grupe. Si kryetar i koalicionit Lulzim Basha ka njohur shkreserisht Kuvendin se demokratet do drejtojnë grupin e tyre parlamentar me kryetar Alfred Rushaj, pa Sali Berishen ne perberje per shkak se e dëboi pak dite me pare.
Por, burime nga protokolli i Kuvendit konfirmuan per Top Channel se ish kryeministri është vetedeklaruar si anëtar i grupit demokrat. Ne këto kushte pasi Basha e përjashtoi ‘de fakto’ i takon Alfred Rushaj ta deboje ‘de juro’ Sali Berishen nga grupi parlamentar demokrat.
Dy grupet e tjera parlamentare do drejtohen Fatmir Mediun si kryetar i Aleancës per Ndryshim dhe Mesila Dodes si drejtuese e grupit Demokraci dhe Integrim.
LSI edhe pse mori me shume se 100 mije vota ne zgjedhje është e vetmja parti ne Kuvend pa grup parlamentar pasi Partia Demokratike vendosi te ndahet përfundimisht prej saj.
Top Channel