Avokati Plarent Ndreca në emisionin Open në Top Channel mbrëmjen e sotme tha se vizita e kancelares gjermane, Angela Merkel në Tiranë ishte në mbështetje të kryeministrit Edi Rama.
Ai theksoi se është një mbështetje e drejtpërdrejtë pasi Rama po shtyn para bashkë me liderë të tjerë procesin që ka iniciuar vetë Merkel.
“Rama nuk është në pozicionin personal por si kryeministër i Shqipërisë. Unë nuk e kuptoj si mund të interpretohet ndryshe veç se mbështetjes së Merkel. Ajo e mbështet Ramën prej mbështetjes që i jep Rama inciativës së Merkel. Rama dhe Vucic janë liderë të kombeve tona. Është mbështetje për mbështetjen që Rama dhe Vucic i jep Merkel. A është vizita e Merkel mbështetje për Ramën? Patjetër që po, sepse Rama është ai që po shtyn para bashkë me liderë të tjerë këtë proces që ka iniciuar zonja Merkel. Veç se është një notë politike pozitive për këtë proces. Ajo ka marrë rrugën nga Berlini për këtu, është jo vetëm pozitive por mbështetje e drejtpërdrejtë”, tha Ndreca.
Top Channel