Sali Berisha është deklaruar në seancën e sotme plenare si deputet i grupit parlamentar të PD, megjithë se PD nuk e regjistroi si pjesë të grupit të saj.

Megjithës Lulzim Basha deklaroi 3 ditë më parë përjashtimin e tij, ish-lideri demokrat ashtu siç e kishte shprehur trego me veprim se vendimi i tij ishte nul.

Tanimë administrata e Kuvendit do të verifikojë deklarimet me krerët e grupeve parlamentare ku për rastin e Berishës, do të jetë Alfred Rushaj, i cili edhe “de jure” do ta shpallë non grata.

Partia Demokratike ka regjistruar 44 deputetë si pjesë e Grupit të saj Parlamentar, duke e lënë jashtë zyrtarisht ish-kryeministrin Sali Berisha, pas shpalljes non grata nga DASH.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA