Koalicioni PD-AN do të jetë i organizuar me tre grupe parlamentare.
Ndarja është: Grupi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Grupi i Aleanca për Ndryshim dhe Grupi për Demokraci dhe Integrim.
Grupi Parlamentar i PD-së u mblodh këtë pasdite për të diskutuar, para zgjedhjes së Byrosë së Kuvendi, ndërsa rikthehet pas 2 vite e gjysmë mungesë në karriget e parlamentit.
Si Kryetar i Koalicionit, Lulzim Basha ka njohur Kuvendin për këtë ndarje.
Gjatë mbledhjes së PD-së ka pasur debate për përbërjen e grupeve, se deputetët demokratë nuk kanë pranuar lehtë të jenë me grupet e tjera.
Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim:
Fatmir Mediu- Kryetar
Agron Duka nënkryetar
Merita Bakiu- zëdhënëse
Elda Hoti -Sekretare
Emilja Koliqi-anëtare
Dashamir Shehi- anëtar
Vangjel Dule- anëtar
Grupi Parlamentar për Demokraci dhe Integrim:
Mesila Doda -Kryetare
Ilda Dhori- nënkryetar
Andia Ulliri- zëdhënëse
Nusret Avdulla- sekretar
Shpëtim Idrizi- anetar
Selaurin Jakupllari – anëtar
Kasem Mahmutaj- anëtar
Top Channel