Murrizi nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend: Vemje, pika që s’ju bie! Rrini edhe në sediljen mbrapa, të dukeni të rëndësishëm 05/12 21:31
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të fizioterapistit, Ylli Mihali, i cili humbi betejën me koronavirusin në moshën 55-vjeçare.
Përmes një shënimi në ‘Facebook’, Kreu i Shtetit thekson se Mihali ishte kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar.
“Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të fizioterapistit Ylli Mihali, kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar.
Ngushëllime familjes, miqve dhe kuqezinjve, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe përkushtim!” shkruan Meta në mesazhin e tij ngushëllues.
Top Channel