Edi Paloka përkujton Azem Hajdarin, por nuk harron Berishën: Janë pjesa më e mirë e historisë sonë

12/09/2021 10:59

Demokrati Edi Paloka ishte i pari nga radhët e selisë blu që përkujtoi të ndjerin Azem Hajdari.

Teksa shkruan se ai ështe një pjesë thelbësore e historisë së PD dhe pluralizmit në Shqipëri, nuk harron të përmendë as ish-kryeministrin Sali Berisha.

Paloka shkruan se “Azem Hajdari dhe Sali Berisha jane pjesa me e mire e historise sone , te historise se shqiptareve gjate ketyre 30 viteve pluralizem !
“.

Kujtojmë se që kur kreu i PD Lulzim Basha vendosi përjashtimin e Berishës , Edi Paloka u pa ta shoqëronte Berishën në parlament bashkë me Flamur Nokën, duke treguar haptazi qëndrimin kundër vendimit të kreut të PD.

Reagimi

23 vite me pare ne humbem Azem Hajdarin ne nje pusi te ngritur nga bandat e pushtetit! Humbem nje nga luftetaret e vertete per liri dhe te drejta, mbase te paperseritshem ne llojin e tij! Azemi eshte nje pjese thelbesore e historise se PD dhe pluralizmit ne Shqiperi. Azemi eshte shembulli me i qarte se liria dhe te drejtat fitohen ne beteja balle per balle, ne beteja te forta e te veshtira, qe mund te kerkojne dhe sakrifica sublime por pa te cilat eshte e pamundur te fitohet. Azem Hajdari dhe Sali Berisha jane pjesa me e mire e historise sone , te historise se shqiptareve gjate ketyre 30 viteve pluralizem !
Nderimi i kesaj historie nuk eshte thjeshte detyrim moral i yni , por detyrim ndaj vlerave dhe bazamentit te parimeve mbi te cilin duhet te ngrihet dhe e ardhmja e ketij vendi!
Respekt e nderim !

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA