Sali Berisha zgjodhi ta përkujtojë Azem Hajdarin në të njëjtën orë kur ai u vra pak metra nga ish selia e Partisë  Demokratike. Krah tij ai kishte të birin e Hajdarit, Kirin si dhe grupimin dhjetori ’90. Përkujtimin e ish liderit të lëvizjes studentore, Berisha e shfrytëzoi për të sulmuar Lulzim Bashën.

Berisha: PD ndodhet në gjendjen më kritike dhe ndaj është në nderin dhe detyrën e demokratëve kudo në Shqipëri të ngrihen. Natyrisht një poshtërim  i paparë ndonjëherë në historinë e PD ka ndodhur dhe jam i sigurtë që anëtarët mbështetësit drejtuesit e gjithave niveleve të PD do dinë të hedhin në koshin e plehrave vendimin antistaturor, antiligjor, antidemokratik të atij që është sot në krye të PD,  që dëshmon që mbi këtë tokë ka vetëm një interes, interesin e tij personal.

Bashkëshortja e Azemit dhe e bija, munguan në të dyja organizimet. Rudina Hajdari e përjashtuar 2019  nga Lulzim Basha, nuk la pa thumbuar krizën e krijuar në partinë që i ati themeloi pas luftës që Sali Berisha i ka shpallur Lulzim Bashës.

Rudina Hajdari: Kur i sheh sot të ankohen për mungesë demokracie brenda partive të tyre, të vjen të qeshësh e të qash njëkohësisht. Të qeshësh sepse janë viktima perfekte të krijesave të tyre dhe të qash për nivelin e hipokrizisë që shfaqin. Nëse atëherë të pushkatonin fizikisht, sot të pushkatojnë politikisht dhe ekonomikisht.

Figurën e Azem Hajdarit e përkujtoi edhe Presidenti Meta, ndërsa në këtë dite historike për të djathtën përjashtimi i Sali Berishës ka ndarë demokratët në dy grupe, pro dhe kundër kryetarit.

FOTO GALERI
1/29

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA