E votuar me 79 vota Lindita Nikolli do të jetë e dyta e grua pas Jozefina Topallit të cilës i besohet drejtimi parlamentit në këto 30 vite demokraci.
Zonjës Nikolli i duheshin vetëm 71 vota por krahas 74 votave të partisë së saj plus 3 të deputetëve të Tom Doshit mori edhe dy vota nga aleatët e PD. Demokratët për mospasje rrjedhje votash shkuan përpara kutisë së votimit duke grisuar votat.
Katër deputetët e LSI votuan por zyra e shtypit e kësaj partie tha se votat ishin kundër Lindita Nikollës. Ndërkohë morën pjesë në votim aleati i Bashës Vangjel Dule dhe Nustret Avduallai deputet në listën e PD por që vjen nga PBDNJ. Agron Duka dhe Dashamir Shehi nuk ishin në sallë gjatë votimit.
Sali Berisha megjithëse u betua se do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD, nuk ndoqi udhëzimin për grisjen e votës, por u largua i vetëm nga salla e parlamentit menjëherë pasi u betua.
E ndërsa Lulzim Basha e shfrytëzoi grisjen e votave për të patur grupin nën kontroll Edi Rama e ktheu në spektakël politik duke i mbledhur një e nga një. Lulzim Basha foli gjatë për ata që sipas tij nuk e meritojnë të jenë në parlamet dhe nuk iu shmang pyetjes për “tërmetin Berisha” në PD.
Edi Rama u mundua të jetë indiferent për zhvillimet në PD megjithatë dha këtë koment: PD në proces traumatik dhe duhet të kemi durim e respekt për tramat e të tjerëve.
Top Channel