28/11 22:44
Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se Kreu i PD Lulzim Basha ka dalë nga selia blu dhe po i drejtohet në këmbë parlamentit për seancën.
Ndërkohë jashtë selisë blu ishin mbledhur disa simpatizantë që bënin thirrje kundër tij.
“Paç faqen e zezë, Basha qaraman, hiqeni Bashën nga PD”, dëgjohej të thoshin ata
Basha mblodhi grupin parlamentar në selinë blu pak para seancës së parlamentit, aty mungonin Edi Paloka dhe Flamur Noka. Këta të fundit edhe në mbledhjen e djeshme ishin ndër zërat më kritikë dhe kundër vendimit të Bashës për Berishën
Top Channel