Ora 10 e ditës së sotme mblodhi në sallën e Kuvendit 140 deputetët e zgjedhur në votimet e 25 prill. Socialistët hynë me sigurinë e fituesit por e gjithë vëmendja ishte drejtuar nga opozita.
Një natë më parë, Lulzim Basha shpalli vendimin e dëbimit të Berishës, vendim që shkundi gjithë politikën.
Vetë Basha dhe një pjesë e grupit të deputetëve demokratë dolën nga selia e PD dhe kanë hyrë nga një derë e pasme e kuvendit.
Ndërsa Berisha zgjodhi mënyrën më të dukshme nga hyrja qendrore e Kuvendit. Aty e prisnin simpatizantët e tij, të shqetësuar për vendimin e kreut të Partisë demokratike. Ata mbanin në duar pankarta kundër Lulzim Bashës.
Berisha i shoqëruar nga deputetët Flamur Ndoka dhe Edi Pakola nuk mund të rrinte pa folur edhe për mediat dhe në hyrje të Kuvendit dha se kishte një mesazh.
Në sallën e Kuvendit Berisha qëndroi në rreshtin e parafundit, me Fatmir Mediun Monika Kryemadhin dhe Tritan Shehun ndërsa ende nuk janë ndarë vendet e grupeve. Në dalje Berisha foli i bindur se ka një pakt Rama-Basha
Ndërsa Basha në sallë qëndronte në rreshtat e parë dhe në daljen anësore të oborrit të Kuvendit. Ai shoqërohej nga gazmend bardhi dhe Ervin Salianji dhe foli para gazetarëve
Këto ishin orët e para pas vendimit shumë të vështirë që Lulzim Basha mori për ish kryeministrin. Pas këtij vendimi partia demokratike hyn në një proces të zjarrtë debati.
Top Channel