Karburantet fosile duhet të mbeten nëntokë për të mos kaluar pragun kritik të klimës – studimi (fotot)

08/09/2021 21:47
Ekskavator gjigand ne minieren e linjitit ne Garzweiler, Gjermani

Për të shangur pasoja më të rënda të ndryshimeve klimatike si përkeqësim ekstrem i motit, zhvendosje të parekuperueshme të ekosistemeve, humbje jete dhe vështirësi ekonomike, shkencëtarët thonë se bota duhet të kufizojë ngrohjen globale me 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.

E vetmja rrugë për të arritur këtë është reduktimi i emetimeve nga prodhimi e konsumi i karburanteve fosile.

Një studim i ri thotë se për të arritur këtë, shumica e mbetur e karburanteve fosile të Tokës duhet të mbeten nëntokë.

Studimi i publikuar sot në revistën Nature thotë se rreth 60% e naftës dhe gazit natyror të mbetur të planetit, dhe rreth 90% të rezervave të qymyrit duhet të mbeten nën tokë deri në vitin 2050, për të shmangur kalimin e pragut kritik të klimës.

“Reduktimet dramatike në konsumin e karburanteve fosile duhet të ndodhin menjëherë në se duam të lëvizim drejt kufizimit të ngrohjes në 1.5 gradë,” thotë Dan Welsby, autori kryesor i studimit, nga University College London.

“Por trajektoret aktuale të prodhimit të karburanteve fosile nuk duket se po ecin në këtë drejtim”, shton ai.

Studiuesit kanë thënë më parë se vetëm me reduktime të shpejta të emetimeve të gazeve me efekt serë mund të ndalohet tendenca e ngrohjes. Autorët shtojnë gjithashtu se llogaritjet e tyre mund të jenë nënvlerësime, pasi nuk marrin parasysh pasiguritë për teknologjitë e kërkuara në arritjen e kufizimeve.

Karburantet fosile përbëjnë aktualisht 80% të konsumit global të energjisë, por shkencëtarët thonë se kjo duket të reduktohet shumë.

Welsby thotë se shumë projekte për të ardhmen e karburanteve fosile janë të paarritshme dhe jo fitimprurëse për objektivat ndërkombëtare të klimës.

Sipas studimit, prodhimi i naftës e gazit duhet të reduktohet me 3% çdo vit deri në 2050 për të arritur objektivat e Marrëveshjes së Parisit, që do të thotë humbje të mëdha për prodhuesin që presin fitimet e vazhdimit të prodhimit.

“Kemi zbuluar se në disa pjesë Evropës, SHBA, Rusisë, e Kaspikut, prodhimi i gazit duhet të arrijë majën tani, dhe të nisë menjhere uljen”, tha Welsby.

“Por kjo pritet të prishet rreth vitit 2030 në Lindjen e Mesme, Afrika dhe pjesë të tjera në zhvillim të Azisë, prej rritjes së kërkesës së brendshme dhe zhvillimi të pritur ekonomik, veçanërisht në prodhimin e energjisë dhe industrisë”.

Bashkë autori i studimit Steve Pye, tha se llogaritjet e këtyre investimeve “do të duken gjithnjë e më problematike.

“Ka mjaft rreziqe që shtyhen nga rënia e kërkesës, prej rritjes së teknologjive të energjisë së pastër, si dhe presion nga aksionerët apo legjislatorët”.

Sipas një raporti të vitit 2020 të Institutit të Mjedisit të Stockholm, megjithë përcaktimin e objektivave për reduktimeve të ndjeshme, sipas të dhënave vendet janë në fakt duke planifikuar një rritje të prodhimit të karburanteve fosile prej 2% në vit.

Studimi është vijim i konkluzioneve të një tjetër studimi të publikuar në 2015, ku llogaritej se rreth 30% të rezervave të naftës, 50% e rezervave të gazit dhe 80% e qymyrit të mbetur në tokë, nuk duhet të nxirren deri në vitin 2050 për të ndaluar ngrohjen globale me mbi 2 gradë Celsius në vit, mbi nivelet para-industriale.

Punonjës mbi depozitën e rafinerisë Imperial Oil Ltd. ne Ontario, Kanada.

FOTO GALERI
3/3
Sipas studimit, prodhimi i naftës e gazit duhet të reduktohet me 3% çdo vit deri në 2050 për të arritur objektivat e Marrëveshjes së Parisit

Top Channel