Albinspekt një njësi e financuar nga qeveria Zvicerane për krijimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së bujqësisë organike në Shqipëri ka certifikuar deri më tani 200 biznese organike në të gjithë vendi të përfaqësuara nga ferma bujqësore.
Tregu i prodhimeve organike kudo në botë po rritet me shpejtësi, duke sjelle një perspektive të mbarë për bizneset që kanë në fokus këto prodhime.
Fermat organike shqiptare që zotërojnë këtë certifikatë u mundësohet eksporti në vendet të tjera. Po në mënyrë që këto produkte të eksportohen edhe në BE si organike ato duhet të përdorin metoda të prodhimit organik të përcaktuara në legjislacionin e BE, proces që auditohet nga një çertifikues i akredituar nga BE. Produktet duhet të kenë logon organike të BE-së dhe si logon e standardit.
Autoritetet e BE -së mund të kërkojnë kontroll të shtuar të produkteve organike të importuara nga j vendet jo-anëtare, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor. Eksportimi i produkteve të frutave dhe perimeve organike të përpunuara në BE është i mundur vetëm me një certifikatë elektronike. Një sistem i ri i certifikatave elektronike për importet e produkteve organike është bërë i zbatueshëm që 19 prill 2017. Ai zëvendëson certifikatën e inspektimit që ka qenë në fuqi që nga viti 2008.
Tregu organik në Evropë po rritet me shpejtësi, me ritme dyshifrore nga viti në vit. Tregu më i madh Europe është Gjermania me gati 10 miliardë euro në vit. Por konsumin për frymë e ka më të lartë Zvicra, e ndjekur nga Danimarka dhe Suedia. Fakti që numri i përpunuesve dhe importuesve po rritet shumë më shpejt se sa numri i prodhuesve tregon se prodhimi organik nuk është në hap me kërkesën. Gjatë vitit të pandemisë tregu i këtyre prodhimeve pësoi ulje në BE për shkak të kufizimeve dhe importeve nga vendet e largëta.
Në vitin 2020, BE importoi 2.79 milion ton produkte agroushqimore organike, një rënie prej 1.9% në krahasim me 2.85 milion ton të importuar në vitin 2019. Partnerët kryesorë tregtarë në lidhje me importet e produkteve organike në BE janë Ekuadori (12%), Republika Dominikane (9%), Kina (8%) dhe Ukraina (8%).
Kompanitë shqiptare të prodhimeve organike që përfaqësohen me larmishmëri produktesh që nga mjalti, perimet, frutat dhe mishi dhe bulmeti, janë para një perspektive të mirë për të rritur fitimet në të ardhmen. informacionet nga tregjet europiane tregojnë se prodhimet organike shiten me një çmime së paku 30% më të lartë se prodhimet e tjera ku përdoren kimikatet industriale.
Zhvillimi i prodhimeve organike u shkon për shtat fermave të vogla shqiptare të cilat janë të organizuara në sipërfaqe të vogla dhe vuajnë copëzimin e lartë të tokës. Duke prodhuar produkte me vlerë të shtuar ato të rrisin fitimet të cilat në Shqipëri favorizohen edhe nga sezoni dhe klima tipike mesdhetare. Vitet e fundit eksportet e prodhimeve bujqësore janë rritur, teksa gjithnjë e më shumë fermerë po priren për të rritur diversitetin e prodhimeve, cilësinë e tyre dhe nuhatjen për gjetjen e tregjeve të reja të eksportit./Monitor.
Top Channel