23/12 11:04
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në një lidhje live në emisionin “Open” në Top Channel tha se shtetasit afganë që janë strehuar në Shqipëri duhet të qëndrojnë të paktën një vit.
Sipas ministres kjo kohë do shërbejë për përpunimin e aplikimit për viza në Amerikë dhe kjo kërkon kohë.
“Kemi diskutuar për një numër rreth 4 mijë qytetarë afganë. Përpunimi i aplikimit për viza duhet të marrë të paktën një vit. Është një operacion konsullor me përmasa të jashtëzakonshme që do kërkojë një kohë të gjatë. Duhet kuptuar që 4 mijë është një pjesë shumë e vogël që janë evakuuar nga Afganistani dhe që kanë aplikuar për viza në SHBA dhe vende të tjera”, tha Xhaçka.
Top Channel