Dy vite më parë bashke me koleget e mi kam raportuar nga ky vend e rrethuar mes gazit lotsjellës dhe flakëve te molotovit per protestat e opozitës e cila asokohe kishte rrethuar Parlamentin.

Me 10 shtator do jemi serish këtu per te raportuar rikthimin e demokrateve në Kuvend me një sjellje te ri politike.

Ne prag te sezonit te ri politik dora e Edi Rames mbetet e shtrire per bashkëpunim.

EDI RAMA: E shtrirë pa asnjë kusht pavarësisht sjelljes se opozitës.

Përbetimet e Lulzim Bashës se nuk do beje kurrë marrëveshje politike me Edi Ramën duket se do te mbeten një histori e së shkuarës pasi bashkëpunimi parlamentar per shkak te prioriteteve te opozitës është i pashmangshëm.

LULZIM BASHA: Duhen ndryshime kushtetuese dhe ligjore që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik dhe që reformojnë ndarjen territoriale.

Realizimi i objektivave te Partisë Demokratike e bëjnë të domosdoshëm nje kompromis një madh mes kundërshtareve politik ashtu sikurse ndodhi ne 2008 mes Edi Rames dhe Sali Berishes, apo edhe ne 2017 mes Lulzim Bashes dhe krye-socialistit Rama, fati politik i te cilëve është te takohen serish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA