Protesta në Mal të Zi! Abazoviç nxjerr faktet: Kishte të armatosur…

05/09/2021 22:31

Dritan Abazoviçi, zëvendëskryeministër i qeverisë pro-serbe në Mal të Zi, përveç që ka përkrahur shugurimin e kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinë, ka shfrytëzuar edhe hapësirat televizive që të sulmojë kundërshtarët e tij politik.

Në një intervistë për mediat vendase ai tha se kishin pasur informacione se gjatë kurorëzimit të kreut të Kishës Serbe do të përdoreshin dhe armë zjarri.

“Kishte të armatosur në Cetinje, ishte një përpjekje për të destabilizuar përgjithmonë Malin e Zi. Ne bëmë gjithçka për të përmbajtur veten,”-tha ai gjatë intervistës së tij.

Abazović gjithashtu paraqiti një fotografi të njërit prej pjesëmarrësve në protestë me një koktej Molotov në dorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA