Nga 1 shtatori ka nisur faza e tretë e fiskalizimit për rreth 78 400 biznese në të gjithë vendin, por mesa duket ende subjektet janë në fazën e parë të procesit, atë të marrjes së certifikatës elektronike nga AKSHI.
Kjo mungesë nxitimi e bizneseve për t’u përshtatur sa më parë me mënyrën e re të faturimit elektronik lidhet sa me kostot e shtuara të fiskalizimit, aq edhe me faljen e gjobave nga qeveria deri më 31 dhjetor, duke u bërë shkak për vonesa në implementimin e procesit.
“Jemi në fazat e para të procesit të fiskalizimit. E kemi marrë avash avash sepse jemi një ccikë në vështirësi sepse pandemia ka bërë punën e vet, oraret e kufizuara. Na ndikon shumë si biznes.”
“Për momentin jemi në proces fiskalizimi dhe operojmë më kasën aktuale fiskale. Vecc kësaj janë kostot e shtuara të fiskalizimit, kosto dhe si për fillimin e procesit dhe ato për mbarëvajtjen e procesit. Por, me gjithë kosotot ne jemi pro inovacionit aq më tepër kur bëhet për të ulur informalitetin.”
Fiskalizimi, nisma e lanccuar që prej vitit 2019 dhe e kontestuar fort nga sipërmarrja me argumentin se rrit kostot, zbatohet në një moment të vështirë për biznesin e prekur nga kriza që po përballet me rënie të xhiros.
“Jemi shumë dobët, jo vetëm unë por të gjithë mendoj. Duke parë nga vitet e tjera, është as sa gjysma e xhiros.”
“Të gjithë jemi në dijeni të kushteve të vështira që ndodhen bizneset për shkak të pandemisë Covid-19. Vecc kësaj janë kostot e shtuara të fiskalizimit, kosto dhe si për fillimin e procesit dhe ato për mbarëvajtjen e procesit.”
Fiskalizimi duket se po shoqërohet me problematika të shumta, ku edhe pse janë vetëm mbi 23 300 subjekte të fiskalizuara, ato po hasin vështirësi në pranimin e tyre në portalin Self Care për shkak të fluksit, që pritet të rritet ndjeshëm në vijim me përfshirjen e pjesës tjetër të bizneseve që kanë detyrim fiskalizimin.
Top Channel