Fiskalizimi ka nisur zbatimin prej më shumë se 8 muaj por më pak se gjysma e bizneseve kanë përqafuar këtë sistem faturimi.

Sipas të dhënave të Tatimeve, deri më tani janë fiskalizuar vetëm 23 300 biznese, nga 120 mijë subjekte që përfshin reforma në tre fazat e saj.

Pavarësisht numrit të ulët të bizneseve që po përdorin sistemin e ri ku vetëm pak ditë më parë nisi edhe faza e tretë e tij, ekspertët kontabël tregojnë se po hasin vështirësi për shkak të mbingarkesës së portalit Self Care.

Edhe pa filluar faza e tretë e fiskalizimit problematikat me portalin Self Care kanë qenë të mëdha. Aktualisht portali punon me një ritëm shumë të ngadaltë. Dje ishte e pamundur të kryeje transaksione përmes tij, sot pak më ndryshe por sërish është shumë i ngadaltë për të qenë tërësisht funksional. Me t’u futur të gjithë bizneset në rrugën e fiskalizimit, aty do të fillojnë të shfaqen të gjitha problematikat reale. Që do të thotë se portali Self Care do të përballet me fluksi real të ngarkesës që pritet të ketë në vazhdimësi“, thotë Armand Mala, ekspert kontabël.

Neglizhenca dhe vonesat e biznesit për t’u fiskalizuar shpjegojnë ekspertët kontabël mund të shtyjnë në kohë zbatimin e plotë të reformës në fillim të vitit 2022, kohë kur përfundon edhe falja e gjobave nga qeveria.
Bizneset është e vërtetë që u stepën dhe në kontaktet verbale që ne kemi as nuk e vrasin mendjen. Duhej dhe është pozitive falja e gjobave, por duheshin rregulluar disa nene që për bizneset që s’bëjnë asnjë përpjekje të ndëshkoheshin. Minimalisht të pajiseshin me certifikatën e AKSH-it.

Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet deri më tani janë lëshuar në total mbi 53.400 certifikata elektronike nga AKSHI që është vetëm hapi i parë i procesit, teksa janë në trajtim mbi 11 mijë aplikime të tjera, gati gjysma e numrit total të subjekteve që duhet të fiskalizohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA